Merimangat janë këmbënyjëtuar te të cilat trupi është i ndarë në kokëkrahëror dhe bark. Në kokë nuk ka antena. Në të janë të vendosur 4 palë sy të thjeshtë. Barku i saj është i butë. Nga fundi i Barkut gjenden gjëndrat që prodhojnë materialin për endjen e rrjetës. Poashtu, merimangat janë shtazë grabitqare, të cilat ushqehen me miza, gretha, flutura etj., të cilat kapen në rrjetën e tyre.
Kjo merimangë bën pjesë në grupin e merimangave helmuese. Ajo ushqehet me insekte të cilat i zë me anën e rrjetës së saj. Vejusha e Zezë jeton në vende të nxehta. Për ta dalluar më lehtë duhet të vërejmë se në shpinën e saj i gjenden tre pika të kuqe. Ajo i ka tetë këmbë. Vejusha e Zezë është ndër merimangat më të rrezikshme dhe me helmin e saj është në gjendje ta mbys edhe njeriun.
Tek Merimangat Me Kryq individi mashkull është i gjatë gjer 10 milimetra, kurse individi femër gjer 17 milimetra. Ajo e ndërton rrjetën, dhe prenë që zihet në të e mbyt. Së pari ajo i end fijet, të cilat e përbëjnë skeletin e rrjetës dhe i përforcon mirë. Pastaj me fije të tjera tërthore i formon vrimat e rrjetës. Ushqehet kryesisht me insekte. Riprodhohet në mënyrë seksuale. Femra vezët i lëshon në vjeshtë dhe vetë ngordh, dhe në pranverë prej vezëve zhvillohen merimangat e reja të cilat fillojnë të ndërtojnë rrjeta të vogla.
Gjithashtu edhe Tarantula bën pjesë në grupin e merimangave helmuese. I ka tetë këmbë dhe trupin e ka të mbuluar me qime të gjata. Ashtu si Vejusha e Zezë edhe Tarantula jeton në vende të nxehta.